Hera e fundit kur Thaçi u vizitua në Hagë nga babai

Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë dje në moshën 87 vjeçare. Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, për një kohë të gjatë ka qenë duke marrë trajtim shëndetësorë në QKUK, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. I njëjti kishte mall për djalin e tij që gjendet në Hagë, në kuadër të Gjykatës Speciale dhe…

Lajme

17/03/2025 08:57

Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë dje në moshën 87 vjeçare.

Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, për një kohë të gjatë ka qenë duke marrë trajtim shëndetësorë në QKUK, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.

I njëjti kishte mall për djalin e tij që gjendet në Hagë, në kuadër të Gjykatës Speciale dhe pasi tri ditë pasi u vizitua nga ai në spital ndërroi jetë.

E djalin e tij në Hagë e kishte vizituar më 19 maj. Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe në moshë të shtyrë, Haxhi Thaçi vizitoi djalin në maj të vitit të kaluar në Hagë, bashkë me gruan e tij Hyrën.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po mbahen në paraburgim prej 5 nëntorit 2020.

Ata po gjykohen nga Haga nën akuzat për krime të luftës./Lajmi.net/