Heqja e kufizimit të mallrave Serbe, grupi “Besa Besë” kërkon bojkot
Grupi “Besa Besë” ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit të mallrave Serbe. Sipas një komunikate për media grupi “Besa Besë”, e ka parë me shqetësim vendim e Qeverisë së Kosovës, për heqjen e kufizimit për mallrat serbe në Merdarë. Në komunikatë thuhet se vendimi ka qenë i ngutshëm dhe nuk…
Lajme
Grupi “Besa Besë” ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit të mallrave Serbe.
Sipas një komunikate për media grupi “Besa Besë”, e ka parë me shqetësim vendim e Qeverisë së
Kosovës, për heqjen e kufizimit për mallrat serbe në Merdarë.
Në komunikatë thuhet se vendimi ka qenë i ngutshëm dhe nuk i ka arritur objektivat sidomos ato të cilat kanë të bëjnë me reciprocitetin!.
“Serbia që 25 vite bënë barriera jo tarifore në prodhimet kosovare deri tek kërcënimet e firmave të cilat tentojnë të importojnë prodhime kosovare në Serbi! Gjithashtu në produkte të cilat plasohen në tregun e Kosovës nuk shënohet ‘Republika e Kosovës’ po vetëm ‘Kosovo’. Serbia që 25 vite nuk e lejon tranzitin e produkteve me origjinë shtazore nga Kosova për në Evropë dhe anasjelltas!. Prandaj, Qeveria e Kosovës nuk do të duhet të heq ndalesën para se të rregulloheshin këto barriera nga Serbia!”, thuhet në komunikatë.
Sipas Grupit “Besa Besë”, populli i Kosovës akoma i vuan plagët e marra nga regjimi serb.
“Në kohën kur qytetarët e Kosovës në mënyrë masive po e lëshojnë vendin, në kohën kur sektori privat gjendët në vështirësi qoftë financiare ashtu dhe të gjetjes së punëtoreve, në kohën kur propaganda serbe s’ndalet ndaj shtetësisë së Kosovës, në i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta ketë prioritet mirëqenien ekonomike dhe sociale të qytetareve tanë”, thuhet në komunikatë.
Andaj grupi “Besa Besë u ka bërë thirrje qytetarëve që të bojkotojmë produktet serbe.
“Askush më shumë se qytetarët e Kosovës brez pas brezi se kanë vuajtur nënshkrimin dhe torturën që u bë ndaj popullatës shqiptare, pasojat e asaj torture të regjimit të Milloshoviqit i kanë vuajtur gjenerata të tëra. Prandaj, s’ka vendim qeveritare as forcë politike më të madhe se vendimi qytetarë. Qytetarë të dashur, atdheu është i Juaji, prandaj vendosni që t’i bojkoton produktet serbe”, thuhet në komunikatën e grupit “Besa Besë”.