Henry: Ky lojtar do t’ia fitojë Premierligën Arsenalit

Thierry Henry beson se Petr Cech do të jetë vendimtar për Arsenalin këtë sezonë.

Sport

24/01/2016 08:39

Arsenal ka gjasa të mëdha që ta fitojë Premierligën këtë edicion, ndërsa merita të mëdha ka edhe portieri Petr Cech.

Kështu mendon edhe Thierry Henry, i cili ka deklaruar se portieri çek, do të jetë vendimtar për Gunners.

“Ai është diferenca. Ne gjithmonë flasim për sulmuesit, asistuesit apo mbrojtësit, por ju duhet të keni një portier të jashtëzakonshëm nëse dëshironi titull dhe ajo që po bën Cech është e absolutisht e jashtëzakonshme”, tha Henry për Sky Sports