​Hendbollistet e Kosovës të martën përballen me Korenë e Jugut

Hendbollistet e Kosovës U18 të martën e luajnë ndeshjen e radhës në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës. Sipas federatës, herët në mëngjes sipas kohës në Kosovë (4:00), vajzat tona përballen me Korenë e Jugut. Është kjo ndeshja e dytë dhe e fundit në Grupin II të “President’s Cup”, ku garohet për rangim nga pozitat…

Lajme

19/08/2024 20:54

Hendbollistet e Kosovës U18 të martën e luajnë ndeshjen e radhës në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Sipas federatës, herët në mëngjes sipas kohës në Kosovë (4:00), vajzat tona përballen me Korenë e Jugut.

Është kjo ndeshja e dytë dhe e fundit në Grupin II të “President’s Cup”, ku garohet për rangim nga pozitat prej 17 deri në 32.

Aktualisht Koreja e Jugut dhe Kosova ndajnë pozitat një e dy në grup me nga katër pikë. India e Kanadaja janë pa pikë.

Të dielën, Kosova fitoi 26:20 ndaj Kanadasë, ndërsa Koreja e Jugut e mposhti Indinë me rezultat 40:14.

Në fazën e parë grupore, Kosova humbi nga Brazili (39:21) dhe nga Franca (44:16), kurse fitoi ndaj Indisë (25:14).

Koreja e Jugut barazoi 27:27 me Japoninë, humbi 24:19 nga Holanda dhe fitoi 66:17 ndaj Kanadasë. Pas përballjes me Korenë e Jugut, Kosovën U18 e presin edhe dy ndeshje tjera në Kinë.