Hematologu Adriatik Berisha i bashkohet PDK-së, Hamza: Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK-ja është shtëpia e tyre
Partisë Demokratike të Kosovës sot i është bashkuar edhe një doktor. Bëhet fjalë për hematologun e njohur, Adriatik Berisha. Për kalimin e tij në PDK, njoftoi kryetari i partisë, Bedri Hamza. “Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm…
Lajme
Partisë Demokratike të Kosovës sot i është bashkuar edhe një doktor.
Bëhet fjalë për hematologun e njohur, Adriatik Berisha.
Për kalimin e tij në PDK, njoftoi kryetari i partisë, Bedri Hamza.
“Ekipit tonë iu bashkua një profesionist i jashtëzakonshëm: hematologu i njohur, Dr. Adriatik Berisha. Përveç ekspertizës së tij, ai ka treguar gjithmonë përkushtim, humanizëm dhe vlera të forta atdhetare”,deklaroi Hamza.
Ai tha se Kosova ka nevojë për profesionistë dhe PDK-ja është shtëpia e tyre, transmeton lajmi.net.
“Mirë se erdhe në familjen tonë politike, Dr. Adriatik!”./Lajmi.net/
