Helmimi në “Sach Pizza”, QKUK: 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore, simptomat u shfaqën disa orë pas konsumimit të ushqimit

Fillimisht u raportua se rreth 30 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësorë në QKMF-të e më pas në QKUK si shkaki një helmimi. Por në fakt janë gjithsej 70 persona të cilët janë helmuar dhe të njëjtit janë përcjellur me gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas QKUK-së, nga dita e premte në klinikën Infektive në QKUK filluan…

Lajme

13/07/2026 12:07

Fillimisht u raportua se rreth 30 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësorë në QKMF-të e më pas në QKUK si shkaki një helmimi.

Por në fakt janë gjithsej 70 persona të cilët janë helmuar dhe të njëjtit janë përcjellur me gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas QKUK-së, nga dita e premte në klinikën Infektive në QKUK filluan të paraqiten pacientë me simptoma të dyshuara të helmimit nga ushqimi.

Pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësorë me ankesa të paraqitura si: Ethe, temperature, dhimbje barku, të vjella dhe diarre. Sipas anamnezës së marrë, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit.

“Nga data 10.07.2026 deri më 13.07.2026, në Klinikën Infektive ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 70 pacientë. Prej tyre, 22 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.Të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), si dhe janë evidentuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse (SMSN), në përputhje me procedurat në fuqi.Pacientët e hospitalizuar janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, në përputhje me gjendjen e tyre klinike. Aktualisht, gjendja klinike e pacientëve vazhdon të kërkojë trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm”.

E në lidhje me këtë rast në një përgjigje të dhënë për lajmi.net nga Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftuan se veçse po merren me hetimin e rastit.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se çështja në fjalë nuk gjendet nën kompetencën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Andaj, ju lutemi që kërkesën tuaj ta adresoni në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.”.

Lokali ku dyshohet se janë helmuar të lartcekurit është “Sach Pizza”./Lajmi.net/