Helmimi i tre vajzave të mitura në Korçë, dyshohet se konsumuan karamele me hashash, 3 vjeçarja e intubuar në reanimacion
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e tre të miturve në Korçë. Burime bëjnë me dije se tre motrat e mitura kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave, karamele të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (hashash). Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e tre të miturve në Korçë. Burime…

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e tre të miturve në Korçë.
Burime bëjnë me dije se tre motrat e mitura kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave, karamele të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (hashash).

Nga ana e policisë, është konfirmuar totalisht që karamelet janë gjetur në koshin e mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër.
Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjëndje të rëndë shëndetësore është vetëm 3 vjeçarja e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korçës.
Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje stabël nën kujdesin e mjekëve në pediatri.
Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave.