Helmi i akrepit për të luftuar kancerin e trurit

Shkencëtarët kanë kanë pranuar një miratim nga Administrata e Ilaçeve dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) për të përdorur helmin e akrepit në studimet e tyre të kancerit në tru.

Lifestyle

01/10/2014 19:17

Shkencëtarët kanë kanë pranuar një miratim nga Administrata e Ilaçeve dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) për të përdorur produktin e quajtur “Paint Tumor”, një produkt që është i bërë nga helmi i akrepit për të studiuar kancerin e trurit tek njerëzit në SHBA.

Studiuesit e kanë quajtur këtë një përpjekj për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga kanceri në tru.

Gjatë fazës së parë, ‘Tumour Paint’ do të përdoret në rreth 21 njerëz me tumor në tru apo shpinë, transmeton Lajmi.net. Produkti është krijuar nga ‘Bioshkenca Blaze’ që është me bazë në SHBA, një kompani që është e dedikuar për të zhvilluar produkte që ndihmojnë mjekët në kërkimin e tyre për të përmirësuar jetën e pacientëve me kancer.

“Tumour Paint” është projektuar për të “siguruar në kohë reale, rezolucion të lartë brenda-operative në vizualizimin e qelizave të kancerit, duke bërë të mundur zbulimin më të mirë të tij dhe largimin më të plotë dhe më të saktë kirurgjikal të kancerit.

Është krijuar nga një proteinë që rrjedh nga helmi paralizues i një akrepi izraelit. Proteina e ri-inxhinjeruar, që lidhet në qelizat e kancerit, dhe më pas bashkohet me një molekulë fluoreshente që përdoret në mënyrë të sigurt në operacione të njerëzve për dekada të tëra, transmeton Lajmi.net.

“Është shumë e vështirë për t’i futur molekulat në tru përmes barrierave gjak-tru”, tha Jim Olsen, një specialist i kancerit të trurit në Spitalin e Fëmijëve Seattle, i cili e krijoi produktin.

Shumica e ilaçeve janë të krijuara nga kompanitë e ilaçeve që nuk mund të depërtojnë në këtë barrierë. Akrepi e ka gjetur mënyrën për t’i futur këto proteina në tru, përfundoi Olsen.