Helikopteri ‘punë dore’ i shqiptarit, tashmë mund të fluturojë (Video)
Shpikësi shqiptar e ka vendosur motorin dhe e ka ndezur tashmë helikopterin që ka filluar ta ndërtoj pak vite më parë.
Lajme
Ka mbetur vetëm koordinimi me institucionet që helikopteri unikat, i punuar nga mjeshtri preshevar Qani Lutfiu të fluturoj, transmeton zeri.info.
“Ky mund të fluturoj lirisht”, thotë Lutfiu për “Zëri”, që së fundi i ndërroi motorin helikopterit që e ka punuar vet, duke i vendosur një motor me fuqi më të madhe se ai që e kishte.
Motori që do të ngjisë në qiell helikopterin “Made in Presheva”, djeg benzinë dhe vaj dhe sipas mjeshtrit është i një fuqie të jashtëzakonshme për ngritjen në qiell të fluturakes së tij.