Hekuran Murati në emër të qytetarëve: Cilado parti që bën lëvizje për konstituimin e Kuvendit, do të vlerësohet nga ta
Para Kuvendit të Kosovës është deklaruar edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, ministri në detyrë, Hekuran Murati. Murati foli në emër të qytetarëve, duke i bërë thirrje opozitës që të votojë Kryetaren e Kuvendit. “Besoj që gjithçka deri më tani e kemi bërë publike. E kemi edhe një vazhdim të radhës. Shpresoj edhe një herë…

Lajme
Para Kuvendit të Kosovës është deklaruar edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, ministri në detyrë, Hekuran Murati.
Murati foli në emër të qytetarëve, duke i bërë thirrje opozitës që të votojë Kryetaren e Kuvendit.
“Besoj që gjithçka deri më tani e kemi bërë publike. E kemi edhe një vazhdim të radhës. Shpresoj edhe një herë që opozita të reflektojnë në mënyrë që të zhbllokohet procesi. Nuk është e nevojshme çfarë po ndodh. Janë 120 deputetë, ka vullnet për të shkuar përpara. Ka taktizime të panevojshme”,deklaroi Murati, transmeton lajmi.net.
Murati tha se mendon se cilado parti që bën hapin e parë të lëvizje tutje e të ndihmojë në konstituimin e kuvendit, do të ketë vlerësimin e qytetarëve.
“Unë mendoj që cilado parti që bënë hapin të lëvizë tutje e të ndihmojë në konstituimin e Kuvendit, do të ketë vlerësimin tek qytetarët. Besoj që as qytetarët nuk është se po kënaqen duke parë këto seanca”, tha Murati./Lajmi.net/