Murati: S’jemi të interesuar për zgjedhje, është opsioni i fundit
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi sërish. Përpjekja e gjashtë e legjislaturës së nëntë të Kosovës nuk arriti të nxjerrë emrin e kryeparlamentarit të ri të këtij institucioni, transmeton lajmi.net. 57 vota për, 47 kundër dhe tre abstenime nuk mjaftuan që Haxhiu të jetë kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës. Pas përfundimit të…

Lajme
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës dështoi sërish.
Përpjekja e gjashtë e legjislaturës së nëntë të Kosovës nuk arriti të nxjerrë emrin e kryeparlamentarit të ri të këtij institucioni, transmeton lajmi.net.
57 vota për, 47 kundër dhe tre abstenime nuk mjaftuan që Haxhiu të jetë kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Kosovës.
Pas përfundimit të seancës për media foli, Hekuran Murati. Murati tha se Vetëvendosje nuk do të ndryshojë qëndrimin e tyre pasi janë të përkushtuar që Kuvendit të Kosovës t’i japin një kryetare grua.
“Vetëvendosja si fituese e zgjedhjeve të fundit e ka të drejtën e propozimit të kryetarit të Kuvendit dhe këtë të drejtë e ka shfrytëzuar duke e propozuar Albulena Haxhiun. Kundërshtimet janë taktizime se sa kemi të bëjmë për arsye konkrete. Albulena Haxhiu është gruaja më e votuar në zgjedhjet e fundit. Jemi të përkushtuar që Kuvendit të Kosovës t’ia japim një kryetare grua. Ky është propozimi, nuk ka pasur ndryshim dhe as nuk do të ndryshojë. Duhet konsensus politik, mund të arrihet kur të dakordohemi edhe për kandidatët për nënkryetarë, ky do ishte kompromisi që po kërkohet”, tha Murati.
‘‘Nuk është qëllimi i jonë të shkojmë në zgjedhje, ai do të ishte opsioni i fundit për neve. Nëse në fund të ditës, kuvendi deputetët e zgjedhur të konstituojnë Kuvendin, atëherë opsioni mbetet ai. Ne nuk jemi të interesuar për atë opsion. Opozita nëse kërkon kandidatë tjetër, ajo s’është zhbllokim i situatës, ajo është vetëm kalimi në bllokadën e radhës”, ka thënë ai.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës vazhdon me 27 prill nga ora 10:00./Lajmi.net/