Hekuran Murati: Edhe për të shkuar në zgjedhje nevojitet një konstituim i Kuvendit, partitë opozitare po përdorin taktika bllokuese

Vazhdimi i seancës konsitutive të Kuvendit të Kosovës u ndërpre që në minutat e para të saj. Pas kërkesës së kryesuesit, Avni Dehari për propozimin e emrit të kryeparlamentarit nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca kërkoi shtyerjen e seancës për të mos u përsëritur dështimi i këtij procesi, transmeton lajmi.net. Konjufca kërkoi nga partitë e tjera marrëveshje…

Lajme

21/04/2025 16:10

Vazhdimi i seancës konsitutive të Kuvendit të Kosovës u ndërpre që në minutat e para të saj.

Pas kërkesës së kryesuesit, Avni Dehari për propozimin e emrit të kryeparlamentarit nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca kërkoi shtyerjen e seancës për të mos u përsëritur dështimi i këtij procesi, transmeton lajmi.net.

Konjufca kërkoi nga partitë e tjera marrëveshje politike.

Pas ndërprerjes së seancës, deputeti i LVV, Hekuran Murati tha se ky proces po bllokohet nga partitë opozitare, duke shtuar se propozimi i emrit për kryeparlamentar i takon subjektit fitues.

“E patë edhe një seancë të radhës, ku partitë opozitare vazhdojnë taktikat bllokuese në konstituimin e Kuvendit. Kushtetuta është e qartë, thotë që është e drejtë ekskluzive e partisë fituese që ta propozojë kandidatin për kryeparlamentar. Ne si parti fituese e propozojmë kandidatin dhe është e udhës që kryetari bashkë me nënkryetarët të mbështeten nga të gjithë deputetët. Po të hynim në këso lojëra, pastaj do të kalonim në bllokadë në hapin e dytë, pasi e njëjta gjë do pritej të ndodhte edhe në hapin e dytë. Pra çdokush mund të gjej vrejtje për kandidatët e subjektit tjetër, por kemi të bëjmë me konstituimin e Kuvendit. Edhe për të shkuar në zgjedhje nevojitet një konstituim i Kuvendit”, tha Murati./Lajmi.net/