Hekuran Murati e interpreton aktgjykimin e Kushtetueses: Votimi i fshehtë lejohet, këto i kemi thënë që nga dita e parë
Deputeti i VV-së Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që urdhëron Kuvendin të konstituohet brenda 30 ditësh. Teksa ka interpretuar vendimin Murati tha se Votimi i fshehtë lejohet. Tutje ai tha se që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë dhe se fjalët e tyre i ka thanë edhe gjykata Kushtetuese.…

Lajme
Deputeti i VV-së Hekuran Murati, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që urdhëron Kuvendin të konstituohet brenda 30 ditësh.
Teksa ka interpretuar vendimin Murati tha se Votimi i fshehtë lejohet.
Tutje ai tha se që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë dhe se fjalët e tyre i ka thanë edhe gjykata Kushtetuese.
Postimi i plotë:
1. Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet.
2. Të gjitha partitë duhet të angazhohen për të konstituuar Kuvendin, sidomos ato që propozojnë anëtarë në kryesi të Kuvendit.
3. Të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim.
Këto i kemi thënë që nga dita e parë. Këto i paska thënë edhe Gjykata Kushtetuese.
S’ka nevojë as 30 ditë të pritet. Që nesër mund të procedohet me votim të fshehtë, dhe kryhet kjo punë.