Heidi Klum pozon “hot” e veshur me bikini (Foto)
Modelja e njohur Heidi Klum edhe pse tashmë ka mbushur 46 vjet, linjat trupore i ka si të një vajze 20 vjeçare.

ShowBiz
Supermodelja bukuroshe ka postuar një foto e veshur në bikini të kuqe, para se të parakalonte në premierën e “Oqeani i tetë”, ku kishte veshur fustan me të njëjtën ngjyrë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
E veshur me plotë stil, të brendshmet e Heidit ishin me ngjyrë kumbulle, njësoj ishte edhe fustani që kishte veshur më vonë në premierë.
Heidi ka postuar në Instagram një foto tërheqëse, ku shihet duke u relaksuar në një pishinë apo liqen.
Modelja është femër mjaft e suksesshme, ajo njihet edhe si aktore, yll televiziv gjerman dhe amerikan, stiliste dhe biznesmene. /Lajmi.net/