Hedhin fetusin 3-4 muajsh në rrugë të Pejës
Një fetus 3-4 muajsh i foshnjës ende i paformuar është futur në qese dhe është hedhur në një vend ku kishte materiale ndërtimore. Këtë e kishin parë disa nga dëshmitarët e rastit dhe kanë njoftuar Policinë.

Një foshnje ende e pa formuar, në fazën 3 deri 4 muaj pas qëndrimit në barkun e nënës ka gjetur një botë më të egër. Fetusi është mbështjellë me një qese dhe është hedhur në një grumbull mbeturinash ndërtimore në rrugën “Tahir Demaj” në Pejë, bën të ditur Policia e Kosovës dega e këtij rajoni.
Ndërsa, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.
“Menjëherë njësitë përkatëse të policisë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes dhe lidhur me këtë është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ju ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe nën udhëheqjen e plotë të tij është bërë edhe këqyrja e vendit të ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Policisë.
“Trupi i pa jetë i këtij fetusi (3-4 muajsh) , është gjetur i mbështjellë në një qeskë të letrës dhe i hedhur në një grumbull të mbeturinave të materialit ndërtimor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Viktima me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në Qendrën e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”.
Hetuesit rajonalë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për operativo – hetimore për të gjetur kryesit e mundshëm të veprës penale, thotë Policia e Kosovës.