Hedh nga vetura një mjet të dyshuar, policia i gjen armë dhe narkotikë në shtëpi – arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar në fshatin Skivjan të Gjakovës, pasi i njëjti dyshohet se gjatë ndalimit nga njësitet policore ka hedhur nga dritarja e veturës një send të dyshimtë. Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:00, derisa i dyshuari po drejtonte një veturë me targa vendore dhe…

Lajme

17/12/2025 10:11

Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull kosovar në fshatin Skivjan të Gjakovës, pasi i njëjti dyshohet se gjatë ndalimit nga njësitet policore ka hedhur nga dritarja e veturës një send të dyshimtë.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:00, derisa i dyshuari po drejtonte një veturë me targa vendore dhe u ndalua për kontroll nga policia.

Me urdhër verbal të prokurorit të shtetit, është realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 14.15 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një pistoletë me gjashtë fishekë, 297 fishekë të kalibrave të ndryshëm, si dhe një karikator i armës AK-47 me 18 fishekë.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/