Hearn flet për opsionet e Joshua: Vetëm një nga Fury-Wilder-Whyte mund të ndodh
Eddie Hearn ka folur për meçin e ardhshëm të Anthony Joshua. AJ po planifikon rikthimin në ring pas dy humbjeve radhazi ndaj Oleksandr Usyk, dhe në listën e dëshirave ka tre emra. Deontay Wilder, Tyson Fury e Dillian Whyte janë tri dëshirat e AJ për luftën e radhës, por sipas promotorit të britanikut, vetëm njëra…
Sport
Eddie Hearn ka folur për meçin e ardhshëm të Anthony Joshua.
AJ po planifikon rikthimin në ring pas dy humbjeve radhazi ndaj Oleksandr Usyk, dhe në listën e dëshirave ka tre emra.
Deontay Wilder, Tyson Fury e Dillian Whyte janë tri dëshirat e AJ për luftën e radhës, por sipas promotorit të britanikut, vetëm njëra mund të bëhet.
“Nëse shihni tri duelet e ardhshme, të cilat ju shpresoni që ai t’i ketë, ndoshta shkoni me Dillian Whyte, Wilder, Fury”, ka thënë Hearn, transmeton lajim.net.
“Ky do të ishte viti i ëndrrave, por me gjasë një nga ta do të ishte mirë, nëse gjithçka shkon si duhet”, shtoi tutje ai.
Shumë tifozë të boksit duan ta shohin një duel mes Anthony Joshua dhe Deontay Wilder. Mbetet të shihet se cili do të jetë meçi i radhës për AJ. /Lajmi.net/