Healthbook, aplikacioni për monitorimin e shëndetit
Është përfolur për muaj të tërë se Apple do të zhvillojë sistem më të thellë të shëndetit dhe ushtrimeve kur të lansojë gjeneratën e ardhshme iOS8 në softuerin e saj për paisje mobile. Tani një seri të pamjeve nga aplikacioni “Healthbook” janë shfaqur në web, duke zhvilluar aftësitë për të ndjekur gjithçka në trupin e…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201403/full/iPhone.jpg)
Auto & Tek
Është përfolur për muaj të tërë se Apple do të zhvillojë sistem më të thellë të shëndetit dhe ushtrimeve kur të lansojë gjeneratën e ardhshme iOS8 në softuerin e saj për paisje mobile.
Tani një seri të pamjeve nga aplikacioni “Healthbook” janë shfaqur në web, duke zhvilluar aftësitë për të ndjekur gjithçka në trupin e njeriut, prej shtypjes së gjakut e deri në atë se si po flini natën dhe a po pini mjaftueshëm ujë.
Aplikacioni ofron kategori të ndryshme që ofrojnë informacione personale, si puna e gjakut, normat e zemrës, hidratimi, shtypjen e gjakut, aktivitetin e muskujve gjatë ecjes, të ushqyerit, sheqerin në gjak, gjumin, normat e frymëmarrjes dhe peshën.
Healthbook (libri i shëndetit) do të jetë në gjendje që të vendosë e ndjekë disa pika të të dhënave, të tilla si normat e zemrës, presionin e gjakut dhe ngopjen me oksigjen, por kjo nënkupton se iPhone’t e ardhshëm do të kenë sensorë inteligjentë, që mundësojnë gjurmimin e tillë.