Haziri: Viti më i humbur për Kosovën – vendi shkon drejt zgjedhjeve për të katërtën herë brenda këtij viti

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas situatës së krijuar në institucionet e vendit, duke e cilësuar vitin aktual si “vit të humbur dhe të lig” për Kosovën dhe qytetarët e saj. Ai thotë se vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale: pa Qeveri funksionale, pa Kuvend të Republikës, pa Prokuror të…

Lajme

19/11/2025 19:15

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas situatës së krijuar në institucionet e vendit, duke e cilësuar vitin aktual si “vit të humbur dhe të lig” për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ai thotë se vendi po përballet me një krizë të thellë institucionale: pa Qeveri funksionale, pa Kuvend të Republikës, pa Prokuror të Shtetit dhe, siç thekson, shumë shpejt edhe pa Buxhet.

Sipas Hazirit, vendimet dhe detyrimet që vijnë nga Gjykata Kushtetuese e dërgojnë Kosovën përsëri në zgjedhje — për të katërtën herë brenda këtij viti. Këtë herë, ai nënvizon se qytetarët duhet të jenë ata që vendosin qartë drejtimin e vendit.

Haziri ironizon se i vetmi sektor ku “Republika po funksionon” është reprezentacioni i futbollit të Kosovës, i cili sipas tij po i mban qytetarët me shpresë në këtë situatë të mbylljesh dhe bllokadash institucionale.

Postimi i plotë:

Vit i humbur e i ligë për Kosovën dhe popullin e saj!
Kosova, pa Qeveri, pa Kuvend të Republikës, pa Prokuror te shtetit dhe shumë shpejt pa Buxhet.
Kosova, me vendime apo detyrime të Gjykatës Kushtetuese, prapë në zgjedhje, për herë të katërt këtë vit, por këtë herë duhet të pyeten qytetarët.
Askush e asnjë veprim për këtë Republikë, përveç se Rebublika mbi të gjitha vlen vetëm për Reprezentacionin e Kosovës në futboll. Ata po na mbajnë me besë e shpresë në këto kohë mbylljesh në katër anët. Mirë që shpëtuan “Logjikonomia”!/Lajmi.net/