Haziri: Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin faktik të procesit të konstituimit të Kuvendit

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës dështoi sot për herë të dytë. Përmes Facebook, Haziri deklaroi se seanca nuk vazhdoi për shkak të veprimeve të kryesuesit të përkohshëm të Kuvendit pavarësisht se të pranishëm në sallë ishin 100 deputetë, transmeton lajmi.net. Tutje Haziri thotë se Dehari “shkeli Rregulloren e Kuvendit” dukë…

Lajme

17/04/2025 20:43

Seanca konstituive e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës dështoi sot për herë të dytë.

Përmes Facebook, Haziri deklaroi se seanca nuk vazhdoi për shkak të veprimeve të kryesuesit të përkohshëm të Kuvendit pavarësisht se të pranishëm në sallë ishin 100 deputetë, transmeton lajmi.net.

Tutje Haziri thotë se Dehari “shkeli Rregulloren e Kuvendit” dukë bërë thirrje për konsultime politike pa pasur mandat për një gjë të tillë.

“Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin faktik të procesit të konstituimit të Kuvendit dhe themelimin e institucioneve të reja”, ka shkruar ndër të tjerash Haziri./Lajmi.net/