Haziri thotë se nuk ka nevojë për asnjë koalicion

Kandidati i Lidhjes Demokratike për të parin e Gjilanit, Lutfi Haziri, u shpreh se nuk ka nevojë për asnjë koalicion, në mënyrë që ta rifitojë përsëri udhëheqjen e kësaj komune.

Lajme

09/11/2017 23:55

Ai në një debat të zhvilluar në Tribuna Channel, ku ishte në përballje me kundërkandidatin e tij Sami Kurteshi, shtoi se nuk do ta përziejë votën ndaj tij me asnjë parti tjetër.

Haziri tha se Lëvizja Vetëvendosje, përkundër deklarimeve se nuk po bisedon me asnjë parti, ajo vazhdimisht po bisedon me partitë e tjera në mënyrë që të arrijë koalicion për ta mposhtur atë në balotazhin e 19 nëntorit.

Madje, fakt për një gjë të tillë, sipas Hazirit, është deklarata e Kurteshit, i cili kishte thënë se në Gjilan nuk kanë vija të kuqe ndaj asnjë partie politike.