Haziri takon Mesiq në Gjilan: Mirënjohës përjetë për mbështetjen ndaj Kosovës
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se sot Gjilanin dhe selinë e këtij subjekti në këtë qytet e vizitoi Stjepan Mesiq, ish-president i Kroacisë. Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se shpallja si qytetar nderi i Mesiq në Gjilan është një der i madh për Anamoravën. “Mirëseardhje në shtëpinë e…

Lajme
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se sot Gjilanin dhe selinë e këtij subjekti në këtë qytet e vizitoi Stjepan Mesiq, ish-president i Kroacisë.
Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se shpallja si qytetar nderi i Mesiq në Gjilan është një der i madh për Anamoravën.
“Mirëseardhje në shtëpinë e Rugovistëve në Gjilan. Pas presidentit shqiptar, Bajram Begaj, jemi të lumtur që me iniciativë të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së dhe kryesuesit të Kuvendit të Komunës, presidenti historik i Kroacisë, Stjepan Mesiq, u shpall sot Qytetar Nderi i Gjilanit. Ky është nder i madh për Gjilanin dhe Anamoravën”.
“Lidhjen e Mesiq-it me Kosovën e bëri ati themeltar i Republikës së Kosovës, presidenti historik Ibrahim Rugova, qysh në fillimvitet 90-ta. Për herë të parë e kam takuar së bashku me presidentin, Fatmir Sejdiu, në negociatat për statusin final të Kosovës dhe i jam mirënjohës përjetë për mbështetjen e këshillat, në mënyrë që ta kapitalizojmë maksimalisht këtë proces historik”, ka shkruar Haziri.
Ndër tjera, ai ka shtuar se Gjilani ka nevojë për kujdesin e miqve, të cilët çdo ditë e më shumë po shtohen, nën kujdesin e LDK-së.