Haziri shkon në zyrat e LDK-së: Nuk ka takim tash, çdo ditë jemi në vend pune

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Lutfi Haziri, është parë duke shkuar në zyrat e partisë bashkë me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin. I pyetur nga gazetarët, Haziri tha se nuk ka ndonjë takim por se janë duke dalur në vend pune, derisa tha se Kurtit do t’i kthejnë përgjigje pas takimit të kryesisë.…

Lajme

06/05/2025 12:25

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Lutfi Haziri, është parë duke shkuar në zyrat e partisë bashkë me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin.

I pyetur nga gazetarët, Haziri tha se nuk ka ndonjë takim por se janë duke dalur në vend pune, derisa tha se Kurtit do t’i kthejnë përgjigje pas takimit të kryesisë.

“Nuk ka takim tash. Natyrisht që deklarohemi pas takimit. Ne çdo ditë jemi në vend pune”, ka deklaruar Haziri.

Ndërkaq dje, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar letër të parit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilin e ftoi për një bashkëpunim apo koalicion. /Lajmi.net/