Haziri për LVV-në: Kemi një lloj kokfortësie politike për të mbërritur qëllime të tjera
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti po tenton të arrijë qëllime të tjera përmes ngërçit në Kuvend. “Kur nuk shfrytëzohet e drejta e partisë së parë për të formuar institucion, nuk shfrytëzohet e drejta as t’i marrin bankat e Parlamentit nga deputetët e tyre”, tha ai…

Lajme
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti po tenton të arrijë qëllime të tjera përmes ngërçit në Kuvend.
“Kur nuk shfrytëzohet e drejta e partisë së parë për të formuar institucion, nuk shfrytëzohet e drejta as t’i marrin bankat e Parlamentit nga deputetët e tyre”, tha ai pas dështimit të “përpjekjes” së 50-të për konstituimin e Kuvendit.
Sipas Hazirit, kjo verë do të karakterizohet me këtë situatë.
“Kemi një lloj kokfortësie politike në vazhdimësi, për të mbërritur qëllime të tjera politike”, tha ai.