Haziri: Ne s’bëjmë takime veç sa për t’u takuar -nëse ish varë nga ne moti e kishim kry çështjen e kuvendit, qeverisë e të presidentit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar para mediave pak para nisjes së seancës konstituive. Haziri tha se nuk është refuzim i dialogut ftesa e Kurtit, por si pas tij ka të bëjë me refuzimin e ftesës sepse ju kemi përgjigj në ftesën e parë. “S’ka nevojë të ketë takim politik për procedura. Nëse është…

Lajme
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është deklaruar para mediave pak para nisjes së seancës konstituive.
Haziri tha se nuk është refuzim i dialogut ftesa e Kurtit, por si pas tij ka të bëjë me refuzimin e ftesës sepse ju kemi përgjigj në ftesën e parë.
“S’ka nevojë të ketë takim politik për procedura. Nëse është procedurale duhet të trajtohet si procedurale nuk shkohet në takim për të drejtën e fitume. Këtu po mungon një marrëveshje politike të cilën partia e parë duhet të realizojë. Për Kuvend e Qeveri”, deklaroi Haziri, shkruan lajmi.net.
Haziri tha se me pas qenë LDK në këtë pozitë para pesë javëve e kishim mbyllur këtë çështje të kuvendit, qeverisë bile edhe çështjen e presidentes e kishin zbardhur.
“S’ka vullnet nuk është se s’ka takime, s’ka vullnet politik. Me bë takime vetëm sa për t’u taku, apo për t’u taku në parimin për me u marrë vesh mos me u marrë vesh LDK-ja nuk shkon. Ne shkojmë në takim për t’u trajtu e dakordu”,shtoi ai.
Haziri u pyet nëse bëhen 60 vota a do të votojë ai për të propozuarën e VV-së, Albulena Haxhiu ku tha se nëse e bindin se e kanë mirë që për këtë propozim atëherë po.
“Pro deri tani s’kanë arritur me e bind askënd”./Lajmi.net/