Haziri: Ne nuk kemi obligim me të votu për, me 48 deputetë VV duhet me pas marrëveshje për Kuvend, Qeveri, e President

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se pas 9 shkurti nuk ka iniciativë tjetër politike, pos asaj që partia e parë ta bëjë shumicën. Ai tha se LDK nuk po bllokon asgjë sepse po voton. Edhe votimi kundër e abstenimi është pjesë e votimit, thotë Haziri. “Ne nuk kemi obligim…

Lajme

23/04/2025 21:40

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se pas 9 shkurti nuk ka iniciativë tjetër politike, pos asaj që partia e parë ta bëjë shumicën.

Ai tha se LDK nuk po bllokon asgjë sepse po voton.

Edhe votimi kundër e abstenimi është pjesë e votimit, thotë Haziri.

“Ne nuk kemi obligim me të votu për, na dallohemi për diçka”.

“Me 48 deputetë, VV duhet me pas marrëveshje për Kuvend, Qeveri, e President. Si proces e ka nda, pjesë pjesë me implementu këtë çështje. Po imponon politikën kokëfortë për konstituimin e legjislaturës, pa e lidh për çështjen e Qeverisë”.

“Pas 9 shkurtit kur lideri saj ka thënë ky është rezultati zgjedhor, ne kemi pranu rezultatin nuk ka inicaitivë tjetër pos kemi prit certifikimin edhe implementimin e zgjedhjeve sipas këtij rendi”, ka thënë Haziri në T7.