Haziri: Lufta e UÇK-së po mbrohet në Hagë

Lutfi Haziri nga LDK, ka thënë se lufta e UÇK në Hagë po mbrohet nga dëshmitarët e pjesëmarrësit të cilët u kujdesën që pastërtia e luftës është e vetmja që legjitimon kryengritjen e popullit për të mbrojtur pragun e shtëpisë. “Lufta e UÇK-së sot po mbrohet në dhomat e specializuara, me shpirtin e bardhë të…

Lajme

17/09/2025 15:56

Lutfi Haziri nga LDK, ka thënë se lufta e UÇK në Hagë po mbrohet nga dëshmitarët e pjesëmarrësit të cilët u kujdesën që pastërtia e luftës është e vetmja që legjitimon kryengritjen e popullit për të mbrojtur pragun e shtëpisë.

“Lufta e UÇK-së sot po mbrohet në dhomat e specializuara, me shpirtin e bardhë të dëshmorëve që bëjnë dritë në lirinë e Kosovës.”, shkroi ai.

 

 

Postimi i plotë:

Gjilani në homazhe, nderim e gjunjezim për dëshmoret e kombit
Në ditën e rivarrimit të dëshmorëve nê Gjilan, ku i printe kortezhit kryengritësi i ditëve të para, sot veteran i UÇK-së, Sami Ahmeti, përkujtojmë me pietetet më të larta dëshmorët e luftës çlirimtare.
Lufta e UÇK-së sot po mbrohet në dhomat e specializuara, me shpirtin e bardhë të dëshmorëve që bëjnë dritë në lirinë e Kosovës.
Ajo mbrohet nga dëshmitarët e pjesëmarrësit të cilêt u kujdesën që pastërtia e luftës është e vetmja që legjitimon kryengritjen e pupullit për të mbrojtur pragun e shtëpisë, familjen e atdheun. Lavdi përjetë!