Haziri: Kurti dhe kabineti qeveritar po ushtrojnë presion te qytetarët në Gjilan

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri dhe ish-kryetari i Gjilanit, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar për presion ndaj qytetarëve. Ai ka thënë ata po demonstrojnë në lokale e lagje të Gjilanit. Haziri në një konferencë për media i ka bërë thirrje Kurti që…

Lajme

12/10/2025 14:48

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri dhe ish-kryetari i Gjilanit, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar për presion ndaj qytetarëve.

Ai ka thënë ata po demonstrojnë në lokale e lagje të Gjilanit.

Haziri në një konferencë për media i ka bërë thirrje Kurti që të kryejë detyrën e tij.

“Krejt Qeveria në detyrë, përfshirë kryeministrin në detyrë edhe të organeve të sigurisë, po sillen në Gjilan, po demonstrojnë në lokale, kafiteri e lagje, të cilën e lexojmë, e kuptojmë dhe dëshirojmë me demonstrua si presion ndaj qytetarëve. Ardhja e tyre në Gjilan nuk është asgjë tjetër, përveç demonstrim për interes. Lus kryeministrin në detyrë që të kryejë detyrën e vet”, tha Haziri.