Haziri: Kur qeverisja dështon, lind mendësia e vjedhjes së votës

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka reaguar ashpër lidhur me dyshimet për manipulime të votave, duke thënë se aty ku gara politike shndërrohet në garë se kush qeveris më keq, krijohet edhe mendësia se kush vjedh më shumë. Sipas tij, vjedhja e votës po shihet si e vetmja mundësi për disa subjekte politike, ndërsa kjo…

Lajme

18/01/2026 14:55

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ka reaguar ashpër lidhur me dyshimet për manipulime të votave, duke thënë se aty ku gara politike shndërrohet në garë se kush qeveris më keq, krijohet edhe mendësia se kush vjedh më shumë.

Sipas tij, vjedhja e votës po shihet si e vetmja mundësi për disa subjekte politike, ndërsa kjo përbën cenim të drejtpërdrejtë të vullnetit të qytetarëve.

“Organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit. Lavdi ju qoftë marria”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të veprojnë pa vonesa për të zbardhur çdo dyshim për manipulim të procesit zgjedhor. /Lajmi.net/