Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit: Ndihem krenar që i njoh dhe mundem me pi kafe me shokët e babës tem, Sami Lushtaku, Ramush Haradinajn e të tjerë

Organizatori i protestës disa ditore kundër Gjykatë Speciale, Çlirim Haziri ka folur për kritikat ndaj tij nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse Dejona Mihali e Alban Krasniqi. Ai ka thënë për Krasniqin se i vjen keq që ai është burri i kryeparlamentares së Kosovës dhe që ka një gjuhë të tillë. “Më vjen keq që…

Lajme

08/10/2026 18:50

Organizatori i protestës disa ditore kundër Gjykatë Speciale, Çlirim Haziri ka folur për kritikat ndaj tij nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse Dejona Mihali e Alban Krasniqi.

Ai ka thënë për Krasniqin se i vjen keq që ai është burri i kryeparlamentares së Kosovës dhe që ka një gjuhë të tillë.

“Më vjen keq që është burri i kryeparlamentares. Më vjen keq që e ka këtë gjuhë. Më vjen keq që s’është bashku. Me gjasë ky e Dejona kanë kërku me e mohu PDK’në. Unë s’e mohoj PDK’në për me kallxu që e du PDK’në. Nuk e përdori PDK-në për me kallxu sa e du UÇK’në”, ka thënë Haziri në Frontal, në T7.

Haziri ka folur edhe për etiketimet e tij si i afërt me Samiu Lushtakun. Haziri ka deklaruar se ndjehet krenar që i njeh të gjitha figurat kyçe të UÇK’së.

“Sa i përket Sami Lushtakut, për mu Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj, Dauti, Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Jakup Nura, Rrahman Rama… po i harroj tash. Ndihem krenar që i njoh e që kam mundësi ta pi një kafe. Ndihem krenar që janë shoktë e idealit të babës tem. Sa i përket këtyre kritikave apo akuzave, për mua shokët e babës që këta i etiketojnë janë krenaria më e madhe, e ata që i etiketojnë mënoj që s’e kanë mirë, janë njerëz dashakeq”, ka potencuar Haziri.

“Këtë Alban Krasniqin s’e ka ndalu kërkush as me ardhë në protestë e as me organizu”, ka shtuar ai.