Haziri: Dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet edhe zyrtarisht si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan, ku ka bërë të ditur se dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet zyrtarisht nga MAPL, me anë të një letre zyrtare si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit. “Një…

Lajme

13/10/2024 18:53

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie në selinë e LDK-së në Gjilan, ku ka bërë të ditur se dështimi i buxhetit në Gjilan konfirmohet zyrtarisht nga MAPL, me anë të një letre zyrtare si dështim i Ekzekutivit, jo i Kuvendit.

“Një muaj e gjysmë nga koha kur buxheti është dashur të jetë në Kuvend për votim, dhe ende nuk ka asgjë konkrete nga i pari i ekzekutivit. Përveç vonesës, ne kemi edhe vërejtjet tona në planifikimin e buxhetit. Po mungon vullneti politik për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Përveç angazhimit të fundit të Kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Kushtrim Kadriu, i cili ka takuar LDK-në, si grupi politik më i madh në Kuvend, nuk ka pasur interesim tjeter nga ekzekutivi komunal. Tani, buxheti i Komunës, i ka plotësuar kushtet të jetë në masa të veçanta administrative nga Ministria e Financave”-, ka thënë kryetari Haziri.
“Institucioni i Komunës në Gjilan po trajtohet si çerdhe, jo vetëm e fëmijëve, por edhe si një çerdhe politike e partiake. Edhe letrat e njoftimet që lëshohen nga institucioni i Komunës, kane ngjyrën partiake e politike, gjë që është e papranueshme”-, shtoi tutje kryetari Haziri.
“Ka dalë rregulli i ri n’qytet t’vjetër, që punët që nuk janë përfundu qe tri vite, të nisen me 1 tetor, në sezonën vjeshtore, kur kushtet janë minimale për punë. Ta kenë të qartë, po i paralajmërojmë prapë, se moszbatimi i detyrës projektuese e obligimeve kontraktuale në këto projekte, është vepër penale dhe shkelje e rëndë e detyrës zyrtare.
Po i kthehet bumerang faji që tentoi t’ia përplasë Kuvendit Komunal, dhe për këtë duhet të tregohet transparent. Ai ka pranuar një letër nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, si përgjigje ndaj kërkesës zyrtare që ia ka drejtuar kësaj ministrie, për shpërbërjen e Kuvendit Komunal në rast të dështimit të votimit të buxhetit. Ajo letër do të publikohet nga ne, ngaqë është zyrtare, dhe ne i kërkojmë që të kapet afati. Afati i fundit për miratimin e buxhetit nga Komuna është 1 mars 2025”- përfundoi kryetari Haziri.