Haziri: Denigrimi ndaj presidentes, i papranueshëm
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri e ka cilësuar të papranueshme, siç e quajti ai, denigrimin dhe fushatën ndaj presidentes Vjosa Osmani. Të martën, në emisionin “DPT te Fidani”, Haziri tha se është e qartë që është organizuar një fushatë kundër presidentes, transmeton Klankosova.tv. “Ajo që po ndodh ditëve të fundit në raport me emrin e…
Lajme
Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri e ka cilësuar të papranueshme, siç e quajti ai, denigrimin dhe fushatën ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Të martën, në emisionin “DPT te Fidani”, Haziri tha se është e qartë që është organizuar një fushatë kundër presidentes, transmeton Klankosova.tv.
“Ajo që po ndodh ditëve të fundit në raport me emrin e saj dhe detyrën e saj si presidente, është e papranueshme. Denigrimi dhe kjo fushatë që po shihet që është e organizuar kundër saj është e papranueshme, edhe gjuha, edhe metoda edhe forma”, tha Haziri.