Haziri: Ata që nuk kryen punë nuk kanë pushime – agjenda e SHBA-së është tu prit që disa vite, s’guxojmë të vonohemi

Lutfi Haziri i LDK-së pas përfundimit të seancës që nuk zgjati më shumë se 2 minuta, tha se deputetët e Kuvendit dhe ata që nuk i përfundojnë punët nuk duhet të ken pushime. Haziri tutje tha se qëndron te projekti i LDK-së për një Qeveri të përbashkët që mund ta përballojë edhe agjendën e Trump.…

Lajme

17/06/2025 10:38

Lutfi Haziri i LDK-së pas përfundimit të seancës që nuk zgjati më shumë se 2 minuta, tha se deputetët e Kuvendit dhe ata që nuk i përfundojnë punët nuk duhet të ken pushime.

Haziri tutje tha se qëndron te projekti i LDK-së për një Qeveri të përbashkët që mund ta përballojë edhe agjendën e Trump.

“Kjo që po ndodh edhe sot me moskonstituimin  e Kuvendit, edhe me mosfunksionalizimin e qeverisë me legjitimitet të 9 shkurtit, është shumë vonesë e madhe e cila nuk arsyetohet, nuk justifikohet, është e dëmshme dhe është bë shumë e neveritshme, jo vetëm për Arianit Kocin, por për shumë neve. Ata që nuk kryejnë punë s’kanë pushime, nuk është koha e pushimeve. Po më vjen keq që duhet ta them që në mes kuvendit edhe zgjedhjeve lokale, disa parti dhe në këtë rast partia e parë ka zgjedh me u  fokusu në diçka krejt tjetër, por për ne pushime nuk do të duhej me pas, dhe do të duhej me ndërtua një konsensus sa më i gjete rreth projektit të LDK për një qeveri të përbashkët e cila mund ta përballon këtë agjendë. Është thanë edhe para disa javë nga vetë kryetari LDK që agjenda e Shtëpisë së Bardhë është tu prit në tavolinë që disa vite, nuk guxojmë me leju me u vazhdu me u vonu’’, ka thënë ai”, tha Haziri për media./Lajmi.net/