Haziri: Alarmet për bomba janë mendësi e atyre që flasin me theks sllav- LDK s’është parti e tillë, ne e mbrojmë demokracinë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar para mediave. Haziri deklaroi se se janë bërë cinike e nevrike ftesat e tilla për koalicion nga Vetëvendosje, njësoj si edhe shkuarjet në Kuvend. “S’ka të bëjë me ftesa të tilla, cinizmi e ka bërë edhe më nevrike ardhjen tonë..Përpos gomarëve dhe insisitmit të Arianit…

Lajme

07/07/2025 11:10

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është deklaruar para mediave.

Haziri deklaroi se se janë bërë cinike e nevrike ftesat e tilla për koalicion nga Vetëvendosje, njësoj si edhe shkuarjet në Kuvend.

“S’ka të bëjë me ftesa të tilla, cinizmi e ka bërë edhe më nevrike ardhjen tonë..Përpos gomarëve dhe insisitmit të Arianit Koci si qytetar aktiv, cinizmi e ka rëndu jetën politike e t’i kthehemi normalitetit. Ata që e shtin në opsion shpërndarjen dhe dënimin e deputetëve, e shtin në funksion shantazhin politik. Në Kosovë s’ka fitues të mëdhaj, ka fitues të parë, fitues me të drejtë për të fituar e për të punuar me partitë politike që të gjejë rrugë”,deklaroi Haziri, shkruan lajmi.net.

Ai tha se kur dështon Kuvendi për me e zgjedhë qeveriën, do duhej të kërkohej shpërbërje e jo kur Kuvendi dështon të konstituohet.

“Pro këto s’po i shohim ende, shpërndarja e Kuvendit vjen kur dështon Kuvendi me zgjedhë qeveri e jo kur të vjen me konstituoi vetëveten. Pra është problem i partisë së parë, e jo i deputetit. Çështje që i kërkohet partisë së parë për të gjetur mënyrë dhe formë për të ndërtuar një marrëveshje politike. S’mundesh dhe deputet edhe ministër, s’mundesh edhe me bomba edhe pa bomba”,shtoi ai.

Haziri tha se LDK-ja s’është parti e bombave, por është parti paqësore derisa fliste për rastin e së shtunës ku në Kuvend u paralajmërua për një bombë.

“LDK-ja është parti paqësore që dialogun dhe rezistencën politike e ka të vetëm formën dhe mendësi të punës, në ruajtjen e shtetit e ruajtjen e demokracisë.E kemi kauzë mbrojtjen e demokracisë që cenohet çdo ditë nga partia e parë.Tendenca me ia dhënë atributin LDK-së si parti e tillë nuk shkonë, i falënderoj policinë që reagojnë në këso raste pasi alarmet për bomba janë mendësi e atyre që janë e që flasin. E a flasin me theks sllav, apo të krahinave- rëndësi është që krimi nuk ka etni dhe ata që janë bashkërëndu dhe rëndohet me interesa politike me dëmtu Kosovën e demokracinë janë armiku më i madh i Republikës sonë”./Lajmi.net/