Hazard te Reali? Azpilicueta ka një kërkesë për Chelsean

Chelsea duhet të respektojë vendimin e Eden Hazard për t’iu bashkuar Real Madridit, ka thënë kapiteni i Cesar Azpilicueta.

Sport

14/05/2019 20:53

L’Equipe raporton se Real Madrid janë afër transferimit të Eden Hazard nga Chelsea për 100 milionë euro.

Kjo medie franceze, shton se ky transferim do të finalizohet pas datës 29 maj, kur Chelsea zhvillon finalen e Ligës së Evropës kundër Arsenal.

“Natyrisht që Eden është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Azpilicueta, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne kemi arritur në të njëjtën kohë këtu dhe natyrisht që dëshirojmë që ai të qëndrojë, por duhet të respektojmë vendimin e tij”./Lajmi.net/