Hazard: Kam tri vite kontratë, sezonin e ardhshëm do të jap gjithçka për Realin

Eden Hazard ka folur për të ardhmen e tij tek Real Madridi.

Sport

01/06/2021 09:33

Hazard është në detyrë me Kombëtaren e Belgjikës para ndeshjeve të “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.

Belgu është bërë temë e diskutimeve dhe lajmeve të cilat e lidhin atë me një rikthim tek Chelsea.

Megjithatë, ishte vet Hazard i cili në një konferencë për shtypin i ka dhënë fund thashethemeve për të ardhmen e tij duke konfirmuar dëshirën e tij të madhe dhe vullnetin që në sezonin e ardhshëm të jap gjithçka për Real Madridin.

“Kam tre vite kontratë me Real Madridin, por të gjithë e dimë që dy vitet e para të mijat këtu nuk ishin aq të mira”, tha ai.

“Kështu që tani dua të jap gjithçka për këtë klub, më pëlqen klubi, më pëlqejnë lojtarët”, tha Hazard.

“Do të jap gjithçka nga vetja për këtë klub sezonin e ardhshëm”, përfundoi Eden Hazard./Lajmi.net/