Hazard flet për Pulisic: Mund të bëhet më i miri

Ylli i Real Madrid, që deri në sezonin e kaluar mbronte ngjyrat e Chelsea, ka komentuar së fundmi për Christian Pulisic.

Sport

26/07/2019 22:44

Hazard ka dhënë disa komente lidhur me transferimin e Chelsea, Pulisic, duke thënë se reprezentuesi i Amerikës mund të bëhet një nga më të mirët.

Pulisic ka lutur tifozët e ‘Stamford Bridge’ që të mos e krahasojnë atë me Hazard, edhe pse ky i fundit ka vetëm fjalë të mira për të.

“Ai mund të jetë një yll. Ai tani është në një prej skuadrave më të mira në botë. Ai mund të bëhet më i miri në të ardhmen” ka thënë Hazard, transmeton lajmi.net.

Chelsea kishte nënshkruar me Pulisic gjatë muajit janar, në një marrëveshje që përfshiu 58 milionë funte, por e ktheu lojtarin menjëherë si huazim tek Dortmund. /Lajmi.net/