Hazard cakton datën për transferimin e tij te Real Madrid

Eden Hazard ka vendosur si afat 4 qershorin për transferimin te Real Madrid.

Sport

25/05/2019 10:53

Ylli belg, Eden Hazard, do të jetë një nga transferimet më të mëdha të verës së vitit 2019.

28 vjeçari është i prirë për t’u larguar nga Chelsea, për t’iu bashkuar Real Madridit në Spanjë.

‘Mirror’ shkruan se Hazard dëshiron që transferimi i tij të zgjidhet brenda një jave nga finalja e Ligës së Evropës, përcjell ‘lajmi.net’.

Problemi i vetëm i paraqitur deri më tani, është oferta e Real Madridit që nuk përputhet me kërkesën e Chelsea.

‘Los Blancos’ kanë ofruar 86 milionë funte, ndërsa Chelsea po kërkon së paku 130 milionë.

Por, ‘kërcënimi’ besohet se do të ndikojë te skuadra nga Premierliga për të ulur kërkesat e tyre./Lajmi.net/