Haxhiu:Në Hagë po tentohet të rishkruhet historia përmes dokumenteve të fabrikuara në Beograd

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se sot fiton beteja vendimtare për të vërtetën e luftës së UÇK-së. Ai ka thënë se në Hagë po tentohet të rishkruhet historia përmes shpifjeve dhe dokumenteve të fabrikuara në Beograd, me synim që agresori të paraqitet si viktimë, e çlirimtarët si fajtorë. “Kjo nuk është vetëm betejë ligjore,…

Lajme

09/02/2026 09:50

Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se sot fiton beteja vendimtare për të vërtetën e luftës së UÇK-së.

Ai ka thënë se në Hagë po tentohet të rishkruhet historia përmes shpifjeve dhe dokumenteve të fabrikuara në Beograd, me synim që agresori të paraqitet si viktimë, e çlirimtarët si fajtorë.

“Kjo nuk është vetëm betejë ligjore, është betejë për drejtësi, të vërtetën e luftës tonë për liri dhe ekzistencën e shtetit të Kosovës. Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare. Ajo u mbështet fuqishëm nga NATO. Ajo u bë për liri, për mbijetesë dhe për dinjitet njerëzor”, ka shkruar Haxhiu.

Ai ka thënë se kjo e vërtetë nuk guxon të shtrembërohet nga propaganda dhe akuzat e rreme të Serbisë përmes dorës se zgjatur të prokurorisë në Hagë.

“Sot më shumë se kurrë duhet zë i fortë, unitet kombëtar dhe angazhim shtetëror, për viktimat për të zhdukurit shqiptar dhe për heronjtë që ranë për lirinë tonë. Liri për çlirimtarët. Drejtësi për luftën e drejtë të popullit të Kosovës. E vërteta nuk gjykohet, ajo mbrohet”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: