Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d. e presidentes
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë zyrtarisht detyrën e ushtruese së detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani gjatë një ceremonie të mbajtur të shtunën në Presidencë. Haxhiu vlerësoi rëndësinë e integritetit dhe përgjegjësisë në krye të institucioneve të vendit dhe premtoi angazhim maksimal për qytetarët dhe shtetin. “Faleminderit për angazhimin në shërbim të Kosovës. Për Kosovën…
Lajme
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka marrë zyrtarisht detyrën e ushtruese së detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani gjatë një ceremonie të mbajtur të shtunën në Presidencë.
Haxhiu vlerësoi rëndësinë e integritetit dhe përgjegjësisë në krye të institucioneve të vendit dhe premtoi angazhim maksimal për qytetarët dhe shtetin.
“Faleminderit për angazhimin në shërbim të Kosovës. Për Kosovën është shumë e rëndësishme që në krye të institucioneve të ketë njerëz me integritet të lartë, moral profesional dhe në secilin vendim që e marrin e kanë parasysh shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Zgjedhjet nuk janë të mira as për qytetarët, as për shtetin. I bëj thirrje deputetëve që sa më parë të ketë një zgjidhje për çështjen e presidentit. T’i lënë anash dallimet politike, inatet politike, t’i vazhdojnë pasi ta zgjedhin presidentin,” ka thënë Haxhiu.