Haxhiu: Vendimin e Supremes do ta ankimojmë në Gjykatë Kushtetuese, është vendim i habitshëm

Ministrja në detyrë e Drejtësisë është pyetur sot nëse do të vazhdojnë të mbajnë mbledhje të Qeverisë edhe pas vendimit që ka marrë Gjykata Supreme në lidhje me një vendim të Ministrisë së Financave e që ka thënë se ministrat që janë edhe deputetë nuk mund të marrin vendime. “Po do të vazhdojmë të mbajmë…

Lajme

17/07/2025 12:08

Ministrja në detyrë e Drejtësisë është pyetur sot nëse do të vazhdojnë të mbajnë mbledhje të Qeverisë edhe pas vendimit që ka marrë Gjykata Supreme në lidhje me një vendim të Ministrisë së Financave e që ka thënë se ministrat që janë edhe deputetë nuk mund të marrin vendime.

“Po do të vazhdojmë të mbajmë mbledhje të qeverisë se jemi qeveri në detyrë, shteti nuk mund të mbetet pa qeveri të paktën tranzitore pra që është në detyrë për t’i kryer obligimet që ka deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, tha Haxhiu para mediave.

Ajo u pyet edhe për vendimin e Supremes, për të cilin tha se do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Në cilën faqe shkruan vendimi i Supremes që ne duhet t’i lirojmë. Unë nuk jam deklaruar për këtë, por për mua ka qenë një aktgjykim i habitshëm, por meqë po më pyesni për mua ka qenë një aktgjykim i habitshëm sepse së pari i ka tejkaluar kompetencat që ka, ka hyrë në kompetencat e Kushtetueses, ne do ta ankimojmë vendimin e Supremes sepse e kemi të drejtën e dërgimit në Gjykatë Kushtetuese, prandaj do t’i mbetet Gjykatës Kushtetuese që ta bëjë vlerësimin për këtë”, tha ajo.

Ajo shtoi se në asnjërën prej pikave të nenit 31 nuk përmenden aktet nënligjore, gjegjësisht udhëzimet administrative.