Haxhiu tregon se kur hyn në fuqi Ligji për KPK-në: Dështuan përpjekjet për ta minuar reformën

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare. Ai hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit. “Ligji për Këshillin Prokurorial është tashmë i publikuar në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit”. Ajo ka shtuar se “të gjitha përpjekjet për ta…

Lajme

21/05/2025 17:48

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Ligji për Këshillin Prokurorial është publikuar në Gazetën Zyrtare.

Ai hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit.

“Ligji për Këshillin Prokurorial është tashmë i publikuar në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit”.

Ajo ka shtuar se “të gjitha përpjekjet për ta minuar reformën me dorëheqje të orkestruara dhe skenarë të vjetër kanë dështuar”.

“Reforma nuk ndalet. Ajo është në lëvizje dhe do të ndodhë, kot mundohen ta ndalojnë”.