Haxhiu tregon sa janë dhe si paguhen mëditjet e deputetëve

23:52 | 16 Maj 2018

Deputeti Bekim Haxhiu ka sqaruar një fakt i cili sipas tij është keqkuptuar nga qytetarët e Kosovës, e ky fakt është marrja e mëditjeve nga deputetët.

Sipas Haxhiut shumë qytetarë besojnë se deputetët marrin 240 euro mëditje në çdo seancë që marrin pjesë, mirëpo ata marrin 240 euro për të gjitha seancat brenda një muaji.

Nëse janë dy seanca dhe mungon në njërën atëherë deputetit i paguhet mëditje për atë muaj vetëm 120 euro, por edhe nëse janë më shumë se dy seanca brenda një muaji atëherë deputetëve iu paguhet vetëm shpenzimet e udhëtimit./21Media