Haxhiu thotë se opozita duhet të reflektojë, s’flet se mori veç 54 vota: Kuvendi duhet konstituar
Ministrja në detyrë, njëherësh e propozuara për gjashtë herë radhazi nga Lëvizja Vetëvendosje për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu tashmë është larguar nga Kuvendi i Kosovës. Me të dalë nga kuvendi ajo foli shkurtimisht para mediave. Haxhiu tha se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet dhe shpresojmë shumë në reflektim të opozitës. “Faleminderit shumë”,tha shkurt.…

Lajme
Ministrja në detyrë, njëherësh e propozuara për gjashtë herë radhazi nga Lëvizja Vetëvendosje për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu tashmë është larguar nga Kuvendi i Kosovës.
Me të dalë nga kuvendi ajo foli shkurtimisht para mediave.
Haxhiu tha se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet dhe shpresojmë shumë në reflektim të opozitës.
“Faleminderit shumë”,tha shkurt.
Haxhiu sot mori edhe më pak vota për, saktësisht 54 vota për dallim nga herat e kaluara kur kishte 57 vota.
Kësisoj Haxhiu po vazhdon të kundërshtohet nga partitë si PDK,LDK, AAK dhe Nisma Socialdemokrate ka abstenuar edhe në seancën e sotme./Lajmi.net/