Haxhiu takon sot krerët e partive para vazhdimit të seancës konstituive
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë sot një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike, në kuadër të përgatitjeve për Seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 11:00. Mbledhja synon koordinimin…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë sot një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike, në kuadër të përgatitjeve për Seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Takimi do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 11:00.
Mbledhja synon koordinimin ndërmjet subjekteve politike për vazhdimin e procesit të konstituimit të legjislaturës së re.