Haxhiu takon përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti është forca e Republikës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim deputetin Artan Asllani dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit Ashkali, me rastin e Ditës së Komunitetit Ashkali dhe Ditës së Flamurit të tyre. Gjatë takimit, Haxhiu vlerësoi kontributin e komunitetit Ashkali në shoqëri dhe në ndërtimin e shtetit, si dhe angazhimin e përfaqësuesve dhe…

Lajme

15/02/2026 14:00

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim deputetin Artan Asllani dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit Ashkali, me rastin e Ditës së Komunitetit Ashkali dhe Ditës së Flamurit të tyre.

Gjatë takimit, Haxhiu vlerësoi kontributin e komunitetit Ashkali në shoqëri dhe në ndërtimin e shtetit, si dhe angazhimin e përfaqësuesve dhe aktivistëve të këtij komuniteti.

Në fokus të diskutimit ishin sfidat me të cilat përballet komuniteti Ashkali dhe nevoja për bashkëpunim institucional për tejkalimin e tyre.

“Diversiteti dhe bashkimi nuk janë thjesht forca jonë si shoqëri, por forca e vetë Republikës”, u shpreh Haxhiu.

Ajo theksoi se, përveç angazhimit të ekzekutivit, edhe Kuvendi do të vazhdojë të jetë i përkushtuar për barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, veçanërisht për komunitetet joshumicë. /Lajmi.net/