Haxhiu takon ambasadoren e Kroacisë, flasin për mundësitë për të thelluar bashkëpunimin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić. Kuvendi i Kosovës kur ka njoftuar për këtë takim, e ka parë si të ngrohtë e miqësor. “Në këtë takim të ngrohtë e miqësor u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutuan mundësitë…

Lajme

23/03/2026 13:41

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić.

Kuvendi i Kosovës kur ka njoftuar për këtë takim, e ka parë si të ngrohtë e miqësor.

“Në këtë takim të ngrohtë e miqësor u rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, si dhe u diskutuan mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral. Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën, në veçanti në rrugëtimin euroatlantik të vendit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: