Haxhiu takohet me Giaufret, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e vazhdimit të reformave
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Ballkanin Perëndimor (EEAS), Emanuele Giaufret. Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e vazhdimit të reformave. “Haxhiu e njoftoi Giaufret për punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës,…
Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm për Ballkanin Perëndimor (EEAS), Emanuele Giaufret.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rëndësinë e vazhdimit të reformave.
“Haxhiu e njoftoi Giaufret për punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, marrëveshjet e ratifikuara, përfshirë Planin e Rritjes, si dhe për prioritetet institucionale. Në takim, Kryetarja Haxhiu theksoi gjithashtu aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, seriozitetin dhe përkushtimin institucional, si dhe mbështetjen që nevojitet nga partnerët në BE në këtë drejtim”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës. /Lajmi.net/