Haxhiu takohet me ambasadorin italian, riafirmohet partneriteti Kosovë-Itali

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mirëpriti sot në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini. Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve dhe situata aktuale në vend, me fokus të veçantë te puna e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, duke theksuar rolin…

Lajme

24/02/2026 13:44

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mirëpriti sot në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antonini.

Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy shteteve dhe situata aktuale në vend, me fokus të veçantë te puna e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Italisë, duke theksuar rolin e saj si partner i qëndrueshëm në çdo fazë të zhvillimit të Kosovës.

Haxhiu gjithashtu nënvizoi ecurinë pozitive në funksionimin e Kuvendit dhe angazhimin për realizimin e agjendës së punës parlamentare.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe fuqizim të partneritetit mes Kosovës dhe Italisë, duke përfshirë zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve në nivel parlamentar. /Lajmi.net/