Haxhiu takohet me ambasadorin Guerot – diskutohet rëndësia e funksionalizimit të institucioneve pas 7 qershorit
U.d së Presidentes, Albulena Haxhiu sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Temë e takimit ishte rëndësia e funksionalizimit të institucioneve pas zgjedhjeve, transmeton lajmi.net. Haxhiu theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për garantimin e një procesi të rregullt, kredibil dhe gjithëpërfshirës, si themel i…
Lajme
U.d së Presidentes, Albulena Haxhiu sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Temë e takimit ishte rëndësia e funksionalizimit të institucioneve pas zgjedhjeve, transmeton lajmi.net.
Haxhiu theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për garantimin e një procesi të rregullt, kredibil dhe gjithëpërfshirës, si themel i funksionimit demokratik të vendit.
Komunikata e plotë:
U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot.
Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve pas procesit zgjedhor.
U.D. Presidentja Haxhiu theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të përkushtuara për garantimin e një procesi të rregullt, kredibil dhe gjithëpërfshirës, si themel i funksionimit demokratik të vendit.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, përfshirë forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës./lajmi.net/